27 Dhjetor 2024

Zharku e njoftoi ambasadoren turke për projektet infrastrukturore

Prishtinë, 17 mars - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
 
Në këtë takim u diskutua për projektet e shumta infrastrukturore që do të realizohen gjatë këtij viti dhe viteve në vijim, si dhe për mundësinë e intensifikimit të raporteve ndërshtetërore në sferën ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë.
 
Ministri Zharku e njoftoi ambasadoren turke Kiliç më hollësisht për projektet infrastrukturore, ato të realizuara, në realizim si dhe për planet e MI-së në të ardhmen deri në kompletimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në përgjithësi në vend.
 
Ambasadorja Kiliç shprehu interesimin e saj për mundësitë e forcimit të lidhjeve ekonomike në mes dy vendeve, për një zhvillimim të hovshëm ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)