27 Dhjetor 2024

Zharku e Chabert bisedojnë për zgjedrimin e bashkëpunimit ekonomik

Prishtinë, 9 mars - Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku zhvilloi një takim me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert, të cilin e njoftoi për të arriturat e MI-së gjatë vitit 2016 dhe prioritetet për këtë vit.

Në këtë takim u bisedua edhe për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe vendeve frankofone, si dhe lidhur me ngritjen e grupit të bizneseve frankofone në Prishtinë, e inicuar nga ambasadori francez dhe ai zviceran, së bashku me kreun e misionit belg dhe përfaqësuesin e Luxemburgut në Kosovë, në dobi të intensifikimit të tregtisë dhe partneritetit në mes të Kosovës dhe këtyre vendeve, për promovimin e projekteve investuese të kompanive kosovare në vendet frankofone dhe anasjelltas.

Po ashtu, ministri Zharku prezantoi projektet e shumta, të cilat do të realizohen këtë vit, me theks të posaçëm me BERZH dhe BIE, duke treguar se do të vazhdohet të investohet më tej në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në vend.

Ambasadori francez shprehu përkrahjen e tij dhe të vendit të tij për Kosovën dhe inkurajoi ministrin Zharku që të vazhdohet me investime në dobi të realizimit të projekteve të rëndësishme, që do të kontribonin në zhvillimin ekonomik të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)