06 Janar 2025

Zharku dhe Rugova, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit

Prishtinë, 16 mars - Në vazhdën e aktiviteteve, që kanë për qëllim zhvillimin e rrjetit të infrastrukturës së vendit, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, nënshkruan të mërkurën Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Istogut, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.

Projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugës Kosh – Osojan, asfaltimin e rrugës Shushicë e Ulët – Zhakovë – Rakosh, asfaltimin e rrugës Trubohoc – Prekallë dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Drejë e Dubravë.

Vlera para llogaritare e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 1 milion e 200 mijë eurosh dhe në tërësi janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)