Zharku dhe Ilazi përuruan fillimin e asfaltimit të dy rrugëve në Kaçanik
Prishtinë, 6 prill - Sot, filluan punimet për asfaltimin e dy rrugëve në komunën e Kaçanikut, projekte këto të financuara nga Ministria e Infrastrukturës.
Me këtë rast, ministri Zharku së bashku zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota dhe me kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi morën pjesë në fillim e punimeve të këtyre projekteve infrastrukturore.
Ministri Zharku i përgëzoi qytetarët për këto projekte dhe ritheksoi edhe njëherë përkushtimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të zbatojë Memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në mes të MI dhe Komunës së Kaçanikut për realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore në qytetin e Kaçanikut dhe vendbanimet e kësaj komune.
Sipas projektit, rruga Hamëz Jashari do të ketë gjatësinë 2284.4 metra, gjerësi 5 metra, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 389,781.55 euro.
Ndërkaq rruga në lagjen Luzha në fshatin Begracë të Kaçanikut do jetë e gjatë 8177.7 metra, e gjerë 5 metra dhe vlera e ndërtimit të saj kap shumën prej 346,464.26 eurosh.