Zgjidhen anëtarët e bordit të Trafikut Urban
Prishtinë, 30 qershor- Komuna e Prishtinës njofton se Komisioni i Aksionarëve të ndërmarrjes \"Trafiku Urban\" ka bërë përzgjedhjen e katër anëtarëve të bordit.
Lista e të përzgjedhurve për anëtarë të bordit të drejtorëve për Ndërmarrjen Publike Lokale Trafiku Urban Sh.A. është si vijon: Ruhan Beha, Violeta Hyseni, Genc Broqi, dhe Valëza Aliu Hyseni.
\"Konstatohet që, kandidatët e lartpërmendur do të emërohen anëtarë të bordit të drejtorëve me vendim të veçantë nga Komisioni Komunal i Aksionarëve\", thuhet në një komunikatë të Komunës.
Komisioni komunal i aksionarëve të Komunës së Prishtinës, për Ndërmarrjen Publike Lokale Trafiku Urban SH.A., me datë 28 qershor, në bazë të konkursit për zgjedhjen e katër anëtarëve të bordit të drejtorëve, të publikuar në mjetet e informimit, ka verifikuar se gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) nga tridhjetë e tre (33) kandidatë i kanë plotësuar kushtet për ti ftuar në intervistë lidhur me pozitën Anëtarë i bordit të drejtorëve.
Kandidatët që nuk i kanë plotësuar kushtet për intervistë sipas konkursit të shpallur janë: Misret Beqiri, Arbër Gashi, Hajredin Tytyri, Arsim Gollaku, Enver Gërguri, Ismet Arifi, Defrim Byqmeti, Shkelzen Osmani, Arian Govori, Avdi Mjeku, Naim Llalloshi, Abdyl Beqiri, Donart Zeqiri, Sami Shatri, Zejna Pacolli, Arsim Rashiti, Besart Pacolli.
Kandidatët që kanë plotësuar kushtet për tu përfshirë në listën e ngushtë dhe janë ftuar në intervistë janë: Muhamet Gjoka, Rrahim Sopjani, Fidan Hamiti, Albion Curri, Osman Ejupi, Violeta Hyseni, Ramadan Sejdiu, Dukagjin Bakija, Ardian Uka, Genc Rraci, Hasan Fejzullahu, Genc Broqi, Ruhan Beha, Flamur Kelmendi, Valëza Hyseni, Nustrete Bytyqi.