Zgjedhen 15 aeroportet më të mirë në botë
Ky çmim bazohet në përshtypjet e dhëna nga mbi 14 milionë udhëtarë, nga mbi 100 vende të ndryshme, ndërsa në konkurs morën pjesë plot 550 aeroporte.
Edhe këtë herë, aeroportet aziatike ishin ato që dominuan në renditje, ndërsa edhe ato europiane treguan përmirësim të ndjeshëm.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aeroportet e SHBA-ve, të cilat ishin larg 15-shes së më të mirëve, teksa Denver International Airport renditej më lart ndër ta, në vendin e 29.
1. “Singapore Changi International Airport” (SIN) 62.2 milionë pasagjerë në vit. Për të pestin vit radhazi, Changi merr çmimin si aeroporti më i mirë në botë. Ai shërben si qendër për “Singapore Airlines”, Silkair dhe Tigerair.
2. Incheon International Airport (ICN) - 57.8 milionë pasagjerë në vit. Një vit më parë renditej në vendin e tretë.
3. “Tokyo Haneda International Airport” (HND) 79.9 milionë pasagjerë në vit. Është më i madhi nga dy aeroportet funksionalë të Tokios dhe një portë hyrëse e udhëtarëve të biznesit dhe turistëve. Haneda është aeroporti i pestë më i ngarkuar në botë.
4. “Hong Kong International Airport” (HKG) 70.3 milionë pasagjerë në vit. Edhe ky është ndërtuar në një ishull artificial dhe ka ofruar facilitetet më të mëdha në botë, që prej hapjes së tij në vitin 1998. Është një aeroportet më të ngarkuar të Azisë.
5. Hamad International Airport” (DOH) 37.3 milionë pasagjerë në vit. I hapur për biznes në vitin 2014, ky aeroport u bë shtëpia e “Qatar Airways”. Skytrax e vlerëson për arkitekturën shumë domethënëse dhe luksoze të dy terminaleve të tij.
6. “Munich Airport” (MUC) 42.3 milionë pasagjerë në vit. Ky aeroport është shumë i ajrosur dhe ka një arkitekturë të rëndë xhami. Gjithashtu, pranë ka edhe një park për t’u vizituar nga njerëzit, ku është ndërtuar një fushë golfi dhe një ekspozitë e avionëve.
7. “Central Japan International Airport” (NGO) 9.8 milionë pasagjerë në vit. I ndërtuar në një ishull artificial në mes të gjirit Ise, pranë qytetit Nagoya, ky aeroport shërben si qytet fokus për Japan Airlines. Ai ka një kuvertë qielli të madhe.
8. “London Heathrow Airport” (LHR) 75.7 miilonë pasagjerë në vit. Është më i madhi nga pesë aeroportet që shërbejnë në Londër, dhe terminali 5 i tij, i ndërtuar para 8 vitesh, është cilësuar si më i miri në botë nga Skytra.
9. “Zurich Airport” (ZRH) 27.7 milionë pasagjerë në vit. 8 milje larg qendrës së qytetit, ky aeroport shërben si shtëpi për “Swiss International AirLines” dhe lidh qytetin më të madh të Zvicrës me pjesën tjetër të vendit. Ai ofron biçikleta me qira.
10. “Frankfurt Airport” (FRA) 60.8 milionë pasagjerë në vit. Është një nga aeroportet më të rëndësishme për tranzitin në botë dhe një bazë për flotën prej më shumë se 270 avionësh, të Lufthansa-s. Shquhet për lehtësimin e tranzitit midis terminaleve, opsione.
11. “Tokyo Narita International Airport” (NRT) 39.1milionë pasagjerë në vit. Narita është një nga dy aeroportet e Tokios, pjesë e listës së 15 më të mirëve. Ndodhet 35 milje larg qytetit dhe trajton shumicën e trafikut ndërkombëtar.
12. “Amsterdam Schiphol Airport” (AMS) 63.6 milionë pasagjerë në vit. Është një nga aeroportet më të ngarkuar të Europës. I ndërtuar në vitin 1916, ai shquhet për shumëllojshmërinë e aktiviteteve për kohën e lirë, ku përfshihet edhe një bibliotekë e madhe.
13. “Kansai International Airport” (KIX) 25.2 milionë pasagjerë në vit. I vendosur në një ishull artificial në Osaka Bay, ky aeroport është një qendër e madhe e trafikut të linjave ajrore japoneze. Vlerësohet për arkitekturën moderne, lehtësirat në procedurë.
14 “Vancouver International Airport” (YVR) 22.3 milionë pasagjerë në vit. Ky aeroport bëhet pjesë e top 15-shes për të tetin vit radhazi dhe me meritë. Staf miqësor, organizim i shkëlqyer dhe akses me qendrën e qytetit, janë arsyet e renditura nga klientët.
15. Taiwan Taoyuan International Airport (TPE) - 34 milionë pasagjerë në vit.