Zbulohet një aeroplan afër Pogradecit në Liqenin e Ohrit
Pogradec, 31 maj - Ekipet e polombarëve ndërkombëtar në Liqenin e Ohrit kanë zbuluar pjesë të një aeroplani.
Ekipet e polombarëve-kredhatorëve ndërkombëtar që janë duke kredhur fundin e Liqenit të Ohrit, nën drejtimin e Millutin Sekullovskit, instruktor ndërkombëtar i polombarëve, gjatë kontrollit të fundit të Liqenit të Ohrit, në afërsi të Pogradecit kanë zbuluar pjesë të një aeroplani për të cilin shumë është përfolur gjatë kohë në Pogradec, informon INA. Bëhet fjalë për një aeroplan nga Lufta e Dytë Botërore dhe sipas informacioneve nga Pogradeci, ka të bëjë me një aeroplan gjerman, por, sipas Sekullovskit, nga pjesët e gjetura të aeroplanit, fjala është për një aeroplan anglez.
Për këtë aeroplan është ditur dhe ne vetëm e zbuluam dhe e dokumentuam. Shumë nga banorët e Pogradecit dhe të vendeve përreth kanë thënë se është aeroplan gjerman, por përkundrazi, bëhet fjalë për një aeroplan anglez. Pra, pas dokumentimit të pjesëve të aeroplanit, konstatuam se për çfarë aeroplani bëhet fjalë, sepse nën ujë duken vetëm pjesët e këtij aeroplani-ka deklaruar Sekullovski.
Poashtu, këta polombarë nga Maqedonia dhe Shqipëria, kanë zbuluar disa vendbanime të hershme parahistorike siç është për shembull vendbanimi Vrbnik afër Strugës, Buqeze në ujërat teritoriale të Shqipërisë, nadoll afër fshatit Trpejca, vendbanimin parahistorik.
Në vazhdim të paraqitjes së tij Sekullovski ka thënë se janë gjetur e zbuluar vendqëndrime-habitate të njalave në një konfiguracion të bukur si dhe janë zbuluar burime nënujore në liqen afër Kalishtës, të ngjashme me burimet e Shën Naumit, që në masë të madhe mund të ndikojnë në zhvillimin e promovimin e turizmit nënujor.