06 Janar 2025

Z-Mobile kërkon 50 milionë euro nga Vala

Prishtinë, 12 maj - Në një interviste për RTK, drejtori i TK, Agron Mustafa tha se janë bërë gati për gjyqin me Z- Mobile. Pavarësisht mobilizimit, ish drejtorët Shyqeri Haxha dhe Ejup Qermi nuk po dëshmojnë në mbrojtje të Valës.

Disa muaj më parë, Vala pagoi 10 mln euro për arbitrazhin e humbur. Tani Z-M-mobile kërkon rreth 50 mln euro.

Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, tha për Radio Televizionin e Kosovës, se personalisht ai në cilësinë e drejtorit, zyra ligjore dhe ekspertë ndërkombëtarë ligjorë, janë mobilizuar për të fituar gjyqin e arbitrazhit, ndaj Dardafone apo Z-Mobile, siç njihet në opinionin publik.

\"Problemi daton që nga 2010. Jemi të paditur në arbitrazh nga kompania Dardafone apo Z- Mobile për 4 gjëra. Është një arbitrazh ndërkombëtar, ndërsa seancat e arbitrazhit mbahen në Vjenë. Pretendimet e Z- Mobile, konsiderohen të pabaza dhe të padrejta. Drejtuesit e Z-Mobile mendojnë se PTK nuk i ka përmbushur disa pika të marrëveshjes, ndërsa ne i konsiderojmë të padrejta dhe të pabaza\", tha në intervistën e dhënë për RTK-në, Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Vala, Agron Mustafa.

Sipas tij, gjithçka është bërë gati dhe është mobilizuar në funksion të fitimit të arbitrazhit.

\"Në seancën që u mbajt në muajin prill, të gjitha materialet bazë, duke pasur parasysh pretendimet e Z Mobile, konsiderohen të pabaza dhe të padrejta. Kemi një ekip të brendshëm ligjor, por kemi angazhuar edhe ekipe ndërkombëtare dhe presim të kemi sukses\" theksoi Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Ai ka treguar se, me gjithë rrezikun që i kërcënohet Telekomit të Kosovës nga një arbitrazh, janë dy njerëz që nuk kanë shfaqur asnjë lloj ndjeshmërie për kompaninë që dikur e kanë menaxhuar.

Mustafa nuk i ka përmendur me emra fillimisht, duke pohuar që bëhet fjalë për Drejtorin Menaxhues nga viti 2009 deri në 2011 dhe nga viti 2012 deri në 2014, emra të cilëve gjithsesi janë të njohur për publikun.

Bëhet fjalë për Shyqëri Haxhën dhe Ejup Qerimin.

 “Ftoj vet ish nënshkruesin e kontratës me Z mobile dhe drejtorin tjetër që ka menaxhuar pas tij që të vijnë dhe të jenë dëshmitarë për Telekomin e Kosovës. Po i lus sinqerisht të vijnë pasi bëhet fjalë për një arbitrazh shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Telekomit të Kosovës. Ne edhe më herët i kemi ftuar ata duke i\'u dërguar ftesën, por nuk kanë dhënë asnjë sinjal\", vijoi shpjegimin drejtori aktual i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Sipas informacioneve të publikuara në media, Z Mobile është duke i kërkuar rreth 50 milionë euro, në emër të 100 mijë numrave shtesë që nuk i ka dhënë Telekomi i Kosovës, për mosdhënien e shërbimeve 3g dhe 4g etj etj.

Kontrata me Z-Mobile ishte nënshkruar nga ish drejtori Shyqëri Haxha, vendim i cili qe kritikuar rëndë nga e gjithë shoqëria, pa harruar një studim të ekspertëve dhe drejtuesve të Telekomit të Kosovës.

Kontrata i jepte 200 mijë numra të Telekomit të Kosovës për Z Mobile, me një fitim që do të ndahej në proporcione të vlerësuara kriminale dhe pa asnjë model tjetër të ngjashëm në botë.

Z-Mobile merr 72 përqind të parave nga shitja e produkteve të Telekomit të Kosovës, ndërsa vet Telekomi që kryen investimet, mirëmbajtjen, etj etj, merr vetëm 28 përqind.

Kundrejt kësaj kontrate të nënshkruar, Eulex pati ngritur padi ndaj disa personave, përfshirë edhe ish drejtorin Shyqëri Haxha, por në fund ata u shpallën të pafajshëm.

“Në industritë e mëdha, vendimet nuk reflektojnë menjëherë. Vendimet e marra para disa vitesh po reflektojnë negativisht sot. Jemi dëshmitarë që po i vuajmë tani vendimet e nënshkruara në vitet 2010, 2011\", theksoi Mustafa, i pyetur për deklaratën e ish drejtorit Haxha, që postoi në facebook-un e tij personal, një status që thoshte se Telekomi i Kosovës ka fituar vetëm 6 milionë euro dhe është në rrugën e bankrotimit.

“S’ka asgjë të vërtetë për bankrotimin. Ne sapo kemi filluar të kemi efekte pozitive pas disa viteve të rënies në të gjithë industrinë dhe në të gjithë botën. Le të niset secili nga vetvetja dhe të bëjë krahasime se sa ka shpenzuar dikur dhe sa tani, apo sa përdorë aplikacionet falas në krahasim me rrjetin tradicional GSM”, tha drejtori Mustafa./RTK

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)