23 Dhjetor 2024

Z-Mobile duhet të ndalohet me ligj

Prishtinë, 6 maj - Në kohën kur Telekomit të Kosovës i kërcënohen se edhe një javë kohë i ka mbetur për t’ia paguar borxhin që buron nga një kontratë e kriminalizuar Zmobile, Lëvizja Vetëvendosje!, përmes drejtuesit të Grupit Parlamentar të saj, Glauk Konjufcës njoftoi për dy nisma emergjente për ta ndalur krimin që ka gjunjëzuar gjyqësorin, prokurorinë dhe Qeverinë.

E para ka të bëjë me thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në kuvend, dhe e dyta ka të bëjë me një nismë ligjore, së cilës nëse ia ngushtojmë kuptimin siç tha Konjufca në konferencë për media, i bie që t’i ndalohet veprimtaria kompanisë Z-Mobile.

Deri te keto nisma, sipas Konjufcës ka ardhur për shkak se kompania private “Devolli” e ka kapur qeverinë, dhe bashkë me të po qëndron mbi kuvendin e Kosovës dhe mbi institucionet e drejtësisë në vend. 

Kontrata me Zmobile është produkt i krimit të organizuar dhe implikimet prej saj për Telekomin nuk duhet të njihen si obligime për Tekomin. Të gjitha pjesëtarët dhe mbështetësit e kësaj kontrate nga të gjitha qeveritë duhet të nxirren para drejtësisë.

Prej 12 korrikut të vitit 2018, në Kuvendin e Kosovës është në fuqi një rezolutë e cila është votuar nga shumica e deputetëve të kuvendit të Kosovës. Ajo rezolutë në pikën e 7-të të saj thotë: “Qeveria e Kosovës si aksionari kryesor duhet të tërhiqet nga marrëveshja abuzive e ish-drejtorit të Telekomit me kompaninë Z-Mobile.” Kjo rezolutë sipas Konjufcës është shpërfillur që disa muaj nga qeveria e Kosovës dhe nuk po zbatohet.

Arsyeja se përse kjo rezolutë nuk po zbatohet sipas tij ka të bëjë me faktin se qeveria është plotësisht e gatshme që përmes ministrit Valdrin Lluka t’ia vazhdojë kompanisë “Z-Mobile” kontratën me Telekomin e Kosovës.

“Kjo nuk po zbatohet ngase këta janë të gatshëm që edhe për 10 vite të tjera ta zgjasin kontratën me atë kompani. Dhe kërcënimi i kompanisë “Devolli” po bëhet pikërisht me këtë qëllim, pra si shantazh ndaj qeverisë së Kosovës për vazhdimin e kontratës edhe për 10 vite të tjera. Mos të harrojmë se rezoluta që është momentalisht në fuqi, pika e saj 12 thotë kështu: Kuvendi i Republikës së Kosovës fton Prokurorinë e Kosovës që të vendosë në prioritet hetimin e kontratës me Dardafon (më tej Z-mobile).” tha Konjufca, duke përmendur edhe çështjen e arbritrazhit dhe gjykatës ndërkombëtare.

Siç dihet kompania në fjalë është ankuar në arbitrazh dhe e ka fituar rastin. Por edhe kjo e ka anën e vet kriminale, ngase ne si Lëvizje Vetëvendosje! besojmë se krejt kjo çfarë ka i ndodhur Kosovës ka të bëjë me krim të organizuar mes kompanisë “Devolli” dhe Bordit të Telekomit të Kosovës.

“Bordi është udhëhequr nga Rexhë Gjonbalaj - njërit prej drejtuesve kryesor të PDK-së në qytetin e Pejës. Dhe mënyra se si është bërë mbrojtja lë për të dëshiruar ngase është bërë përmes një institucioni krejt fantom i cili i ka marrë Kosovës gati gjysëm million euro për kinse mbrotjejn e telekomit. Në rastin e AXOS-it, kur kishim një angazhim më serioz asokohe, e fituam rastin, kurse në këtë rast duket se qëllimi ka qenë që rasti të humbet, dhe 32 milionë euro të merren nga taksapaguesit”

Ne e dimë që Telekomi nuk ka mundësi për këto para, dhe që kjo do të thotë bankrotim. Kjo është bashkëpjesëmarrje në krim për bankrotimin e Kosovës. Kjo nënkupton që  punëtorëve të telekomit u rrezikohet puna.

Konjufca tutje tha se këta i kanë kapur edhe instucionet e drejtësisë, ngase në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka mundur të ndodhë një apelim ndaj masës së arbitrazhit që së paku kjo gjobë të mos shkonte drejtpërdrejt me përmbarim, por kjo nuk është bërë.

Për fund, duke folur në emër të Lëvizjes, Konjufca tha se mbështesim peticionin e punëtorëve dhe kërkesën e tyre për ndërprerjen e kontratës me “Z-Mobile” dhe se do të angazhohemi si Lëvizje përmes dy iniciativave në Kuvend, një seance të jashtëzakonshme dhe një ligji që ndalon operimin e operatorëve virtualë si "Z-mobile", ta ndalim këtë krim të organizuar mes qeverisë dhe kompanisë që është ulur këmbëkryq në të dhe po tenton zhvatjen e taksapaguesve.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)