28 Dhjetor 2024

Ymeri: Nuk po e paguajmë RTK-në që të jetë altoparlant i Qeverisë

Prishtinë, 12 prill - Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar në lidhje me gjendjen e krijuar në Radio Televizionin e Kosovës.

Shkas për këtë reagim, Ymeri ka marr nga letra që 60 redaktorë dhe gazetarë të këtij mediumi kanë shkruar duke kundërshtuar letrën që drejtori i RTK-së, Mentor Shala, ua kishte dërguar Reporterëve pa Kufij.

“Kapja dhe censurimi i RTK-së nga Qeveria, që sot u dëshmua me fakte nga gazetarët dhe redaktorët e këtij mediumi, flet për autokracinë që është instaluar dhe po forcohet në Kosovë. Qytetarët e Kosovës nuk po paguajnë që RTK-ja të jetë altoparlant i Qeverisë”, ka thënë Ymeri.

Për këtë arsye, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se më 18 prill “do të protestojmë për çkapjen e këtij mediumi nga pushteti”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)