Wizz Air nga prill fillon me fluturimin e parë nga Prishtina

Qyteti i Budapestit, i famshëm për ndërtesat e tij të bukura, për jetën e gjallë të natës dhe peisazhet e mahnitshme është një destinacion i shkëlqyeshëm për turistët Kosovarë. Biletat janë tashmë në shitje në wizzair.com me tarifa të ulëta prej vetëm 29,99 euro.
Rrjeti i Wizz Air për Budapest me 59 destinacione në 28 vende do të shërbejë si një lidhje e arsyeshme për në Evropë për udhëtarët e Kosovës. Linja ajrore e re do të lidhë të dy vendet direkt për herë të parë, duke nxitur turizmin në të dy drejtimet dhe duke krijuar lidhje të rëndësishme për tregtinë dhe biznesin mes Hungarisë dhe Kosovës.
Operimet e kompanisë ajrore Wizz në Evropë dhe më gjerë ofrojnë shërbime të përballueshme në 133 destinacione në 40 vende.
Në 12 muajt e fundit, respektivisht deri më 30 nëntor 2016, Wizz Air ka bartur më shumë se 22.4 milionë pasagjerë duke stimuluar kështu tregun lokal të punës në fushën e aviacionit, mikpritjes dhe sektorët e turizmit dhe në mbështetje të mbi 16.800 vendeve të punës në industritë e ndërlidhura.
Në Wizz Air, një ekip prej rreth 3000 profesionistëve të aviacionit ju mirëpresin në bordin e një prej 74 avionëve, duke përfshirë 11 aeroplanë ultra-efikas dhe bashkëkohor të ri të markës Airbus A321 me 230 ulëse.
Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve dhe marketingut tha se fluturimet e Wizz Air do të fillojnë nga 7 prilli i vitit 2017 dhe se kjo është një arritje shumë pozitive për ne.
Ai tha se Wizz Air është një nga kompanitë më të suksesshme në Evropë, dhe se ka përkrahjen e kompanisë Limak.
Ndërsa George Michalopoulos kryeshef komercial i Wizz Air, tha se si kompani kanë qenë në kërkim të një aeroporti siç është ai i Prishtinës.
Ai tha se kompania Wizz Air është kompania më e madhe që ofron shërbime, ku në 12 muajt e fundit ka bartur rreth 22 milionë udhëtarë.
Michalopoulos tha se kjo kompani ajrore ka mbi 3 mijë të punësuar dhe shërben në Shkup e Podgoricë.
Ai tha se beson që kjo do të ndikojë në rritje të turizmit.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës së bashku me kompaninë ajrore Wizz Air .
Wizz Air është kompania më e madhe ajrore me çmim të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, operon me një flotë prej 74 aeroplanësh të markës Airbus A320 dhe A321, dhe ofron më shumë se 480 linja ajrore nga 27 aeroporte, lidh 133 destinacione në 40 vende.