27 Dhjetor 2024

Wizz Air lanson linjën e parë ajrore nga Prishtina

Prishtinë, 7 prill - Wizz Air, kompania më e madhe ajrore me çmime të ulëta në Evropën Qendrore dhe Lindore, lanson sot shërbimin e saj të parë që lidh Prishtinën me kryeqytetin e Hungarisë, Budapestin.

Linja e re ajrore me çmim të ulët, me orar të volitshëm fluturimi me dy frekuenca javore, do të sjell mundësi me të vërtetë të përballueshme për pasagjerët tanë të Kosovës për të zbuluar kryeqytetin e mahnitshëm të Hungarisë, si dhe 61 destinacione tjera përgjatë Europës, në dispozicion përbrenda rrjetit me çmime të ulëta të WIZZ nga Budapesti.

Pasagjerët që planifikojnë t’i kalojnë pushimet ose të shkojnë për një fundjavë në Budapest dhe më larg, mund t’i rezervojnë biletat e tyre në wizzair.com me çmimet që fillojnë nga 19.99 euro.

Shërbimi i ri për Budapest do të lidhë direkt dy vendet, duke nxitur turizmin në të dy drejtimet, duke vendosur një lidhje të rëndësishme për tregti dhe biznes dhe duke i stimuluar investimet në vend. Udhëtarët nga Kosova mund të eksplorojnë qytetin e bukur historik të Budapestit, i famshëm për ushqimet e shijshme Hungareze, arkitekturën e shëndritshme dhe peisazhet e mahnitshme. Për më tepër, linja e re gjithashtu do të shërben si një portë e përshtatshme për në Europë për udhëtarët e Kosovës, duke ofruar 61 destinacione përgjatë 29 shteteve me rrjetin e Wizz Air Budapest.

WIZZ, duke theksuar përkushtimin e saj ndaj rajonit, po e shton Aeroportin Ndërkombëtar Prishtina në hartën e WIZZ. Për më tepër, më 24 Qershor do të fillon linja e dytë që lidh Prishtinën me Londrën, respektivisht aeroportin London-Luton, duke ofruar akoma më shumë mundësi për fluturime me çmime të ulëta për pasagjerët e saj.

Sistemi i lehtë i rezervimit përmes wizzair.com apo nëpërmjet aplikacioneve falas në telefonat mobil, të krijuar enkas për klientët e WIZZ, të cilët janë gjithmonë në lëvizje dhe kanë nevojë për qasje të shpejtë, do të ofron një fleksibilitet maksimal për çmimet e përshtatura sipas klientit.

Në vitin 2016, gati 23 milionë pasagjerë udhëtuan përgjatë Europës dhe përtej dhe përfituan nga çmimet e ulëta të Wizz Air dhe përvoja e shkëlqyeshme në bordin e aeroplanit. Operimet e WIZZ ofrojnë shërbime të përballueshme në 140 destinacione përgjatë 42 vendeve, dhe një ekip prej rreth 3000 profesionistëve të aviacionit mirëpret pasagjerët në bordin e aeroplanëve në njërën prej flotave më të reja në Europë me 79 aeroplanë, përfshirë 16 aeroplanë ultra-efikas dhe bashkëkohor të ri të markës Airbus A321 me 230 ulëse.


Gjatë fjalimit në konferencën për shtyp në Prishtinë, Sorina Ratz, Menaxhere e Komunikimeve në Wizz Air, tha: “Sot, kemi kënaqësinë të shënojmë edhe një arritje me rëndësi në Kosovë, lansimin e lidhjes së vetme të drejtpërdrejtë ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Shërbimi i ri që do të fillon sot nga Prishtina për Budapest do të sjell mundësi për fluturime me çmime edhe më të ulëta, përfshirë eksplorimin e qytetit madhështor të Budapestit, krahas me 61 destinacione tjera përgjatë Europës në dispozicion përbrenda rrjetit me çmime të ulëta të WIZZ nga Budapesti. Për më tepër, shërbimi i ri i drejtpërdrejtë do të paraqet nxitje për turizmin e kryeqytetit të ri dhe përplot me gjallëri të Kosovës dhe do t’ju jep shtytje lidhjeve të biznesit ndërmjet dy vendeve.\"

\"Siç kemi njoftuar së voni, që nga Qershori WIZZ do të fillon me shërbimin e dytë me çmime të ulëta, respektivisht linjën nga Prishtina për aeroportin London-Luton, duke theksuar përkushtimin e saj ndaj klientëve të Kosovës.\"

\"Ne i gëzohemi bashkëpunimit me Aeroportin Ndërkombëtar Prishtina dhe mundësisë për më shumë udhëtime të përballueshme për klientët tanë. Ekipi ynë miqësor dhe i dedikuar mirëpret me kënaqësi pasagjerët në bordin e aeroplanit në fluturimet tona me çmime të ulëta të WIZZ, sistemit të rezervimit të lehtë dhe përvojës së shkëlqyeshme në bordin e aeroplanit!”.

Haldun Firat Kökturk, Kryeshef Ekzekutiv & Anëtar Bordi i LIMAK/Aeroporti Ndërkombëtar Prishtina tha: Është kënaqësi e madhe të mirëpresim sot fluturimin e parë të planifikuar nga Wizzair për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës „Adem Jashari” dhe lidhjen e kryeqytetit të Kosovës me kryeqytetin e Hungarisë, një prej qyteteve më të vjetra në Europë. Aterimi i sotëm i Wizzair shënon një zhvillim të rëndësishëm në Aeroportin „Adem Jashari”, përmes të cilit besojmë se do të kemi një ndikim mbresëlënës në industrinë e udhëtimit në Kosovë dhe ky hap i madh do të gjeneron shumë mundësi shtesë.

LIMAK është gjithmonë i gatshëm për të ofruar përkrahje përmes produkteve të reja të nxitjes, duke synuar zgjedhje më tërheqëse dhe të përshtatshme për pasagjerët të cilët zgjedhin të fluturojnë për dhe nga ANP “Adem Jashari”.

Wizz Air është kompania më e madhe ajrore me çmim të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore, operon me një flotë prej 79 aeroplanësh të markës Airbus A320 dhe A321, dhe ofron më shumë se 500 linja ajrore nga 28 aeroporte, lidh 140 destinacione në 42 vende.

Në Wizz Air, një ekip prej rreth 3000 profesionistëve të aviacionit ofron shërbimin e lartë dhe çmime shumë të ulëta të biletave duke e bërë kompaninë ajrore Wizz Air si zgjedhjen e preferuar të 23 milionë pasagjerëve në vitin 2016.

Wizz Air është radhitur në bursën e Londrës nën Tiker Wizz dhe është përfshirë në indeksin FTSE 250 dhe FTSE All-Share. Wizz Air është e regjistruar në Shoqatën Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), në Auditimin Operacional të Sigurisë (IOSA), pikë referimi globale në aspektin e sigurisë ajrore.

Kohët e fundit, kompania u emërua si kompania ajrore më me vlerë për vitin 2016 nga redaktorët e magazinës Air Transport World, një nga revistat kryesore të kompanive ajrore, si dhe kompania ajrore me kosto të ulët për vitin 2016 nga Qendra për Aviacion (CAPA), ofrues kryesor i pavarur i inteligjencës së tregut të aviacionit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)