Wikileaks publikon aferën e aeroportit të Prishtinës
Prishtinë, 8 prill - Në 1,7 milionë dokumente të reja të publikuara në Wikielaks mund të gjesh edhe dokumente të reja mbi Kosovën.
Një nga këto dokumente është dokumenti mbi parregullsinë e tenderit të Aeroportit të Prishtinës.
Indeksonline shkruna se portali i njofur Wikileaks ditën e djeshme ka publikuar edhe 1,7 milionë dokumente sekrete të Minsitrisë së punëve të jashtme amerikane dhe partnerëve të sajë.
Si një risi pranë këtij portali është sjellur filtrimi i makinave kërkuese për të mundësuar lexuesve të gjejnë dokumentet në një formë më precize.
Në këto dokumentacione si tema kryesore janë lufta në Irak dhe Afganistan por se këtu mund të gjesh edhe informacione tjera nga e tërë bota.
Wikileaks informon se të gjitha dokumentet janë vendosur në server në formatin PDF por që systemi i serverit mund të përkthej ato në format TXT, gjë që lehtëson trafikun dhe leximin e kvtyre dokumenteve.