23 Dhjetor 2024

VV: Projektligji i ikjes së shtetit nga përgjegjësia

Prishtinë, 6 prill -Dje në kuvend pas presioneve të shumta u kontrabanda futja në rend dite dhe miratimi në parim i projektligjit për ndërtim. I pakuptimtë duket në shikim të parë presioni për kalimin e këtij ligji, pasi kemi të bëjmë me ndërtimet, diçka që duket se është larg politikës. Por ja që pikërisht te ky ligj presioni po merr trajtën e vet brutale që nuk e shohim shpesh.

Ky projektligj është simptoma e rrugëtimit shkatërrimtar të shtetit , e nënshtrimit të tij vetëm ndaj interesit dhe logjikës së biznesit, diçka që bie në kundërshtim edhe me vetë retorikën e deritanishme të qeverisë së Kosovës, për forcimin e shtetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarit. Jemi pra në një fazë të re, atë të ikjes totale të shtetit nga përgjegjësitë dhe obligimet që i ka ndaj qytetarëve.

Praktikat moderne të ndërtimeve dhe projektimeve urbane e janë të lidhura ngushtë me qytetarin, të drejtat e tij për jetë cilësore  dhe ambient të shëndoshë dhe kushte të mira për punë e zhvillim shoqëror. Vendosja e interesit të qytetarit në prioritet nënkupton planifikimin hapësinor me këtë prioritet dhe rrjedhimisht edhe me subordinim të ligjeve tjera këtij plani. Është e pakuptimtë që ligji për ndërtim t’i paraprijë atij për planifikim hapësinor.

Projektligji i ndërtimit i posakaluar në kuvend në qendër të tij nuk e ka qytetarin. Në qendër të tij është “të bërit biznes” dhe atë në formën më brutale të mundshme. Biznesit i përshtatet ligji i ardhshëm për ndërtim i cili është në kundërshtim më planin hapësinor dhe ligjin për planifikim hapësinor dhe pritet që pas miratimit të ndryshohet edhe ligji për planifikim hapësinor, pra t’i përshtatet ligjit të ndërtimit. Logjikë totalisht për së prapthi ku interesi qytetar mbetet i fundit.

Për pasojë do të ketë rënie të shtetit në mbrojtje të interesit qytetar. Liberalizimi ekstrem i procedurave, madje liria totale për biznesin e ndërtimit, përpos  rrezikimit të  ambientit dhe interesit qytetar, rrezikon edhe bizneset vendase të ndërtimit para mafias ndërtimit.

Projektligji aktual së pari, projektimit ia heq procesin e kontrollit përmes revidimit dhe ndërtimit ia heq mbikëqyrjen profesionale. Së dyti, nuk i përkufizon dallimet në mes të investitorit, projektuesit, ekzekutuesit të punimeve, mbikëqyrjes profesionale dhe shfrytëzuesit. Këtu projektuesi i pakontrolluar mund të bëhet edhe mbikëqyrës i pakontrolluar. Investitori i pakontrolluar mund të jetë edhe projektues i pakontrolluar. I kontrolluar mbetet vetëm qytetari në pagesën që bën për produktin e pakontrolluar.

Me projektligj edhe pse thuhet se do të ketë proces të licencimit, në brendi të tij nuk përcaktohet statusi i inxhinierëve dhe projektantëve në proces të ndërtimit në të gjitha fazat e tij. Me këtë projektligj ata injorohen plotësisht.

Po ashtu i tërë procesi i draftimit të ligjit është i përfshirë nga shkeljet. Ky projektligj është konceptualisht i ndryshëm nga ligji ekzistues i ndërtimit. Ishte e domosdoshme që  procesi i draftimit të tij të përfshihej nga debati i palëve që përfshihen. Gjatë draftimit janë  injoruar totalisht të gjitha palët që përfshihen. Shoqatat dhe asociacionet e profesionistëve komplet.

Me këtë projektligj, kërkohet që të rregullohet me ligj praktika e cila tani për tani është praktika e korruptimit dhe e shkeljes.

Lëvizja VETËVENDOSJE! do të përpiqet me të gjitha mjetet që gjatë amandamentimeve të punojë së bashku me profesionistët e fushës, shoqatën e arkitektëve dhe po ashtu do të bëjë publike secilin hap gjatë shqyrtimit të tij në komisionin parlamentar.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)