VV mbështet protestën e sindikalistëve
Prishtinë, 13 mars - Lëvizja Vetëvendosje mbështet protestën që do të organizohet nesër, 14 mars, nga Federata Sindikale e Pavarur e Postë Telekomunikacionit të Kosovës.
Kërkesat e sindikalistëve që procesi i privatizimit të PTK-së të ndërpritet menjëherë janë më se të drejta.
Siç edhe e kemi theksuar më herët përpjekjet për privatizimin e PTK-së nga këta qeveritarë janë përpjekje për korrupsion të ri dhe abuzim në kurriz të zhvillimit ekonomik, të rritjes së papunësisë dhe humbjes së një aseti më rëndësi strategjike kombëtare.
Edhe pse shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Sindikatat, punëtorët, shoqëria civile, janë shprehur kundër këtij privatizimi, Qeveria nëpërmjet Ministrit Beqaj po këmbëngul që ta shtyjë përpara këtë proces.
Protesta e nesërme është vazhdimësi e përpjekje për ndaljen e këtij procesi të dëmshëm, e si e tillë duhet përkrahur e mbështetur nga të ne.
Prandaj, i bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohen me sindikalistët nesër për ta kundërshtuar privatizimin e PTK.