VV: Komuna vazhdon gjumin, qytetarët vuajtjet
Malishevë, 15 dhjetor - Bora e re e problemet e vjetra në Malishevë. Komuna vazhdon papërgjegjësinë dhe injorancën ndaj qytetarëve, rrugët e bllokuara nga bora në fshatra dhe në Qytet.
Fatkeqësisht edhe ketë vit papërgjegjësia e Komunës së Malishevës vazhdon, duke mos i pastruar rrugët dhe duke i mbajtur të bllokuar qytetarët.
Dhjetëra qytetarë të lënduar nga rrëshqitjet në akull dhe mbi 15 raste aksidenti të paraqitura në polici e dhjetëra tjera që nuk janë paraqitur por që kanë ndodhur, është bilanci i deri tashëm.
Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë kishte bërë një reagim të shkurtër që ditën e parë të borës, por Kryetari i Komunës Isni Kilaj dhe institucionet tjera as që janë marrë më keto shqetësime të Vetëvendosje!-s dhe qytetarëve.
Askush nga autoritetet nuk ju ka dalë në ndihmë deri më tani edhe pse vështirësitë janë të shumta, nga pamundësia për kryerjen e punëve të përditshme e deri tek shërbimet shëndetësore dhe shërbimet tjera të nevojshme për jetën.
Disa fshatra ende janë të bllokuara nga bora, qytetarët e këtyre fshatrave i kanë kërkuar ndihmë organeve kompetente por skanë marrë përgjigje.Përveç fshatrave gjendje e rëndë është edhe në qytetin e Malishevës, ku bora nuk është larguar as nga rruga e as nga trotuaret, duke shkaktuar vështirësi në lëvizje.