VV dhe LDK kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për Telekomin
Prishtinë, 10 maj - Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për Telekomin.
“Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i LDK-së dorëzuan kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që Qeveria i ka marrë në zbatimin e rezolutës së Kuvendit të vitit 2018”, thuhet në postim.
Telekomi është kompanui me rëndësi ekonomike, strategjike dhe të sigurisë kombëtare.
VV dhe LDK konsiderojne se sot si pasojë e kontratës me Z-Mobile, Telekomi i Kosovës i rrezikohet ekzistenca.
"Kjo kontratë është përcjell me parregullsi që nga nënshkrimi. Dëmi ekonomik i shkatkuar vlerësohet në mbi 200 milionë euro", thuhet në kërkesën e VV-së dhe LDK-së.
Operatori Vala herë - herë është gati jo funksional si pasojë e konsumimit të pa limituar të resurseve të Vala-së nga ana e Z-Mobile.
Më shum së 800 000 abonentë të Vala-së, edhe pse paguajnë sipas rregullave janë të privuar nga e drejta themelore për komunikimin si pasojë e Z-Mobile. E njejta ndodh edhe me abonentët e operatorit tjetër privat IPKO.
Ato kanë kërkuar që seanca të mbahet më 14 maj 2019 nga ora 10:00.