08 Maj 2024

VV: AXOS është një kompani fantome

Prishtinë, 2 qershor - Sot, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! organizuan një aksion simbolik në hyrje të ndërtesës kryesore të Postë Telekomit të Kosovës.

Vetëvendosje konsideron se pas veprimit të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për ta shitur Telekomin e Kosovës dhe konkretisht një konsorciumi, lideri i të cilit ACP AXOS nuk i dihen as burimi i të ardhurave e as investimet në fushën e telekomunikacionit, është të domosdoshme të theksojmë se cilëve do t\'u falet aseti kryesor strategjik i Kosovës.

Për këtë arsye aktivistët vendosën sot një baner ku paraqiteshin të dhënat e Postë Telekomit të Kosovës dhe kompanisë që pretendon ta blej Telekomin.

Gjatë prononcimit për media, drejtuesi i Sekretariatit për ngritje ideo-politike, Zgjim Hyseni, sqaroi se AXOS i ka 2 punëtorë ndërsa PTK  i ka 3349 punëtorë.

AXOS ka asete në vlerë prej 155 mijë eurosh, ndërkaq shuma e aseteve të PTK-së arrin shifrën e 200 milionë eurosh.

AXOS nuk dihet të ketë ndonjë klient në fushën e telekomunikimit, por PTK i ka 1 milion e 200 mijë klientë.

AXOS nuk ka shpërndarë fare dividendë, PTK i ka dhënë shtetit të Kosovës dividendë në vlerë prej 55 milionë euro.

AXOS-it nuk i dihen të ardhurat vjetore, PTK i ka ato në shumën prej 165 milionëve.

AXOS është themeluar më 25 korrik 2012, PTK është themeluar më 21 dhjetor 1959.

Hyseni ka theksuar se gjithë këto të dhëna flasin për një dallim shumë të madh midis PTK-së dhe AXOS.

PTK sipas tij është larg përpara kësaj kompanie qoftë në performancë biznesi, qoftë në vlerë asetesh,  po ashtu edhe në shkallë profesionalizimi në fushën përkatëse. Por, krejt kjo logjikë përmbyset kur kuptojmë së është AXOS që e ka blerë PTK-në.

Hyseni thekson se zakonisht përgjatë procesit që njihet si centralizim i kapitalit që kompania më e madhe, përmes mundësive më të mëdha konkurruese, ta fusë nën sqetull të voglën. Asnjë racionalitet, asnjë logjikë ekonomike nuk e shpjegon këtë transaksion absurd.

\"AXOS është një kompani fantome që po paraqitet si mbulesë për paratë e pista të korrupsionit e krimit të organizuar të bandave që udhëhiqen nga kryeministri Thaçi.\"

\"Jo rastësisht as ish ministri Beqaj dhe as Kryeministri Thaçi nuk u përgjigjen kurrë se të kujt janë realisht paratë e fondit investiv AXOS. Si për ta vërtetuar gjithë këtë proces të shpronësimit grabitqar, kuptojmë se paratë për shitjen e PTK-së vijnë prej ishujve Cayman. Ky vend njihet si parajsë fiskale, ku nuk paguhet kurrfarë tatimi për paratë e investuara, por çfarë është më e rëndësishme, nuk kërkohet kurrfarë llogarie për prejardhjen e parasë, pikërisht siç i nevojitet pushtetit kriminal të PDK-së\", theksoi me tutje Hysnei .

Secili subjekt politik që do të qeverisë nesër, nëse sipas Vetëvendosjes ka për qëllim ose jo mbrojtjen e interesit publik, do të matet me veprimet që (s)do të ndërmarrë lidhur me këtë shpronësim që po i bëhet popullit të Kosovës.

\"Ekzistojnë të gjitha mundësitë argumentuese, nga ato ekonomike si dëmtim i interesit publik, deri tek shkeljet ligjore për ta kthyer mbrapsht këtë proces. Ne në Lëvizjen  Vetëvendosje! jemi të vendosur për ta bërë këtë\", thoksi në fund Hyseni. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)