Vodafone ofron 7.7miliardë për Kabel Deutchland
Londër, 24 qershor - Kompania britanike Vodafone PLC ka ofertuar për blerjen e operatorit më të madh kabllor në Gjermani Kabel Deutschland, me një çmim prej 7.7 miliardë euro.
Kabel Deutschland Holding AG, që ka më mbi 8 milion klientë, tha të hënën se menaxhmenti i kompanisë dhe bordi mbikëqyrës kanë mirëpritur këtë ofertë.
Vodafone ofron 87 euro për një aksion, kurse me llogaritjen e 3 miliadër eurove në borxhe të rrjetit, çmimi përfundimtar i Kabel Deutschland i bjen të jetë mbi 10.7 miliardë euro.
Aksionet e Kabel Deutschland në berzën e Frankfurtit ishin rritur për 2.2% të hënën, dhe këmbehej me 85.96 euro.
Rivale e Vodafone në garën për të blerë Kabel Deutschland është edhe kompania amerikane Liberty Global.