Vlera e taksive amerikan Uber arrin në 30 miliardë dollarë
New York, 9 nëntor - Shërbimi amerikan shumë i përfolur i taksive (Uber) shumë shpejt mund të ketë një rritje të vlerës së saj me 30 miliardë dollarë gjatë një tërheqje fondesh përgatitore, sipas Wall Street Journal.
Kompania parashikon të tërheqë mes një dhe dy miliardë dollarë, njoftuan burime pranë kësaj dosje të çështjeve amerikane. Bisedimet janë ende në një fazë fillestare, asnjë investues nuk është angazhuar të nxjerrë fonde për momentin.
Për krahasim, rrjeti social Twitter, i cili ndryshe nga Uber është i kuotuar në bursën e Wall Street, kap aktualisht një vlerësim prej 25 miliardë dollarësh.
Uber ka mbledhur deri tani 1,2 miliardë dollarë gjatë një turi investitorësh të zhvilluar në qershor, ndërkohë që në atë epokë vlerësohej vetëm 17 miliardë dollarë.
Wall Street Journal tregon se kompania me shumë mundësi nuk ka nevojë për para të tjera kesh, por po përpiqet të përfitojë nga interesi i rëndësishëm që ngjall aktualisht për të rritur thesarin e saj të luftës.
Uber mbi të gjitha njihet për aplikacionin e tij në telefon për lokalizimin e taksive, që mendohet se është një alternativë ndaj taksive tradicionale. Ajo përdor gjeolokalizimin për të bërë që aplikacioni të jetë në kontakt me një taksi që është pranë.
I themeluar në vitin 2009 në Kaliforni, Uber është akltualisht i pranishëm në më shumë se 200 vende dhe 45 shtete, dhe pronari i saj bashkë me bashkthemeluesin Travis Kalanick, pohuan se të ardhurat dyfishohen çdo gjashtë muaj.
Përhapja e saj e shpejtë krijoi tensione të forta me taksistët tradicionalë, kryesisht në Evropë.