Vjena do të ketë stacion më bashkëkohor hekurudhor
Vjenë, 18 korrik - Vjena deri në fund të vitit 2014 do të fitojëstacionin më bashkëkohor hekurudhor, ndërsa pranë tij do të lindë njëkuart me 5.000 banesa, zyra, shkolla, çerdhe dhe park.
Ndërtimi i kompleksit në vendin e ish-stacionit jugor hekurudhor, të rrënuar në janar, do të kushtojë dy miliardë euro.
Mjetet për siç e quajnë Projektin e shekullit, i sigurojnë hekurudha e austrisë, qyteti i Vjenës, investitorë privatë dhe Bashkimi Evropian.
Stacioni pjesërisht duhet të hapet në dhjetor të vitit 2012, ndërsa në vitin 2025 pritenmijëra trena dhe 120 mijë udhëtarë në ditë. Në stacionin jugor hekurudhor në Vjenë do të kryqëzohen njëmbëdhjetë hekurudha të shpejta, tri linja tramvaji, si dhe autobusë të numërt urban dhe rajonalë.