Viti 2017 për ANP-në nis me rritje të numrit të pasagjerëve
Prishtinë, 28 mars - Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës, Driton Hyseni ka thënë së Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" ofron çmime shumë atraktive për të fluturuar për në Prishtinë dhe nga Prishtina përmes fluturimeve direkte në 30 destinacione të ndryshme.
Viti 2017 sipas tij ka nisur me rritje të numrit të pasagjerëve që shërbejmë.
"Trendi i rritjes, si rëndom shënon progres gjatë sezonit të verës dhe fundvitit, kështu plotësisht të angazhuar presim rezultate shumë pozitive gjatë 2017."
"Faleminderit dhe mirënjohje maksimale të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve që LIMAK ofron në Aeroportin Adem Jashari", ka theksuar Hyseni.