25 Dhjetor 2024

Viti 2013, me 179 defekte në aviacion

Prishtinë, 2 mars -  Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) ka publikuar raportin “Pasqyra e Ndodhive të Raportuara 2013” në të cilin janë përmbledhur të gjitha ndodhitë të raportuara në AAC gjate vitit 2013.

Në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës, “ndodhia” nënkupton një pengesë operacionale, defekt, gabim apo rrethana të tjera të parregullta që ka ndikuar apo do të mund të ndikonte në sigurinë e fluturimit. Raportimi i ndodhive kontribuon në përmirësimin e sigurisë së aviacionit civil duke mundësuar njohuri më të thellë të ndodhive dhe duke lehtësuar analizimin dhe monitorimin e trendëve për të iniciuar hapa korrektues.

Gjatë vitit 2013 në AAC janë raportuar gjithsej 179 ndodhi të cilat janë klasifikuar dhe kategorizuar varësisht nga ndikimi në sigurinë e aviacionit si dhe nga natyra e tyre. Këto raportime janë bërë nga personeli i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, Ofruesi i Shërbimeve të Navigimit Ajror dhe nga kompanitë ajrore. “Pasqyra e Ndodhive të Raportuara” përmban statistikat e këtyre ndodhive, një përshkrim të shkurtë për secilën kategori të ndodhive, si dhe përshkrimin e disa ndodhive të përzgjedhura. Gjithashtu, të bashkangjitura janë edhe shtojcat që më detajisht shpjegojnë rëndësinë dhe efektet e ndriçimit të aeroplanëve me dritë laserike dhe fluturimi në kushte atmosferike të këqija.

Nga numri i përgjithshëm i ndodhive të raportuara, 129 janë klasifikuar si “ndodhi pa ndikim në siguri”, 42 si “incident (madhor apo domethënies)” dhe 8 si “incident serioz”.  Shumica nga incidentet e raportuara kane pasur të bëjnë me ndriçime laserike dhe me ndodhi gjatë operimeve tokësore. Në dokumentin “Pasqyra e Ndodhive të Raportuara 2013” më detajisht janë të përshkruar edhe disa ndodhi të përzgjedhura.

Me qëllim të caktimit të rregullave mbi Raportimin e Ndodhive në Aviacionin Civil, në vitin 2009 AAC-ja ka nxjerr Rregulloren nr. 1/2009 mbi raportimin e ndodhive në aviacionin civil.

Qëllimi i vetëm i raportimit  të ndodhive  është parandalimi i  aksidenteve dhe incidenteve,  dhe jo  atribuimi i fajësisë apo përgjegjësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)