20 Prill 2025

Vijat ajrore turke kërkojnë 500 pilotë të huaj

Ankara, 8 shkurt - Kompania “Turkish Airlines”, 49% nga e cila janë pronë e shtetit turk, do që të emërojë sivjet 500 pilotë të huaj dhe 2000 veta personel tjetër fluturues, që të vazhdojë zmadhimin e vet.

Gjatë vitit 2014 “Turkish Airlines” ka transportuar 54,7 milionë udhëtarë, që është një shtim me 13,3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ajo shërben 261 aeroporte në 107 vende. Si një qëllim për vitin 2015 kompania i ka vënë vetes shtimin e udhëtarëve me 16%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)