Vetura më e shpejtë në botë që ecën me 427 km në orë
Londër, 11 prill - Vetura luksoze Bugatti Veyron Super Sport ka humbur titullin e veturës më të shpejtë nga prodhimtaria serike, të lejuar në komunikacionin rrugor.
Këtë njoftim e ka bërë të martën organizata e rekordeve të Guinnessit.
Kjo veturë kishte arritur rekordin e shpejtësisë prej 431 kilometrash në orë pa kufizuesin elektronik të shpejtësisë.
Një kufizues i tillë zakonisht është i instaluar dhe i aktivizuar në të gjitha veturat që prodhohen në mënyrë serike.
Me këtë modifikim, ndërkaq, vetura nuk konsiderohet më si serike dhe në këtë mënyrë nuk vlen as rekordi.
Prodhuesit e Bugattit reagojnë se kufizuesi elektronik i shpejtësisë ka qenë i çaktivizuar nga ky lloj i Bugattit në kohën kur Guinness i kishte njohur rekordin Bugattit.
Me humbjen e rekordit nga Bugatti, atë e fiton vetura amerikane Hennessey Venom GT, që zhvillon shpejtësi 427 kilometra në orë.