Vetëvendosje!: të bashkohemi kundër shitjes së PTK-së!
Prishtinë, 30 mars - Lëvizja Vetëvendosje! mbështet demonstratën e paralajmëruar nga punëtorët e PTK-së kundër privatizimit të kësaj ndërmarrjeje publike.
Lëvizja Vetëvendosje! e përkrah këtë demonstratë me pjesëmarrje por edhe duke kundërshtuar shitjen e PTK-së brenda Kuvendit përmes deputetëve të vet.
I ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të enjten më 31 mars duke filluar nga ora 11:00, para ndërtesës së Qeverisë ti bashkohen kësaj demonstrate, në mënyrë që së bashku ta kundërshtojmë shitjen e PTK-së.
Programi politik i Lëvizjes Vetëvendosje! thotë se ndërmarrjet publike që kanë rëndësi zhvillimore strategjike dhe kapacitet të konsiderueshëm të gjenerimit financiar, nuk duhet të privatizohen.
Një ndërmarrje e tillë është edhe PTK-ja. Prandaj mbështesim kërkesat e drejta të punëtorëve të PTK-së për mbajtjen e ndërmarrjes së tyre shumë të rëndësishme për vendin tonë.