Vetëvendosje organizon tryezë për kodin telefonik
Prishtinë, 27 janar - Komiteti për Telekomunikacion i Lëvizjes Vetëvendosje! organizon tryezën me ekspertë të telekomunikacionit lidhur me kodin telefonik dhe sektorin.
Në këtë tryezë janë pjesëmarrës Kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri, Prof. Ismet Hamiti dhe eksperti i telekomunikacionit Fatban Bunjaku, të cilët do të bëjnë nga një prezantim e do të presin pyetje e sugjerime.
Vetëvendosje thekson se e organizon këtë tryezë tepër të rëndësishme lidhur me të ardhmen e një prej sektorëve më të rëndësishëm për Kosovën.