Vetëvendosje! në mbështetje të punëtorëve të PTK-së
Prishtinë, 24 mars - Lëvizja Vetëvendosje! mbështet demonstratën e nesërme të punëtorëve të PTK-së përpara Kuvendit të Republikës së Kosovës, kundër privatizimit të kësaj ndërmarrjeje publike.
Lëvizja Vetëvendosje! e përkrah këtë demonstratë edhe me pjesëmarrje por edhe duke kundërshtuar shitjen e PTK-së brenda Kuvendit përmes deputetëve të vet.
Programi politik i Lëvizjes Vetëvendosje! thotë se ato ndërmarrje publike që kanë rëndësi zhvillimore strategjike dhe kapacitet të konsiderueshëm të gjenerimit financiar, nuk duhet të privatizohen. Një ndërmarrje e tillë është edhe PTK-ja. Prandaj mbështesim kërkesat e drejta të punëtorëve të PTK-së për mbajtjen e ndërmarrjes së tyre shumë të rëndësishme për vendin tonë.