Vetëvendosje kërkon që numrat e Z-mobile t’i kthehen Valës
Prishtinë, 9 gusht - Kanë kaluar 9 ditë nga përfundimi i kontratës që Telekomi i Kosovës pati me ish Z-Mobile.
Levizja Vetëvendosje thotë se brenda 30 ditëve duhet që numrat e kësaj të fundit të rikthehen aty ku e kanë vendin, pra në kompaninë mëmë, në Telekomin e Kosovës.
"Është pritshme që Bordi dhe Menanxhmeti i Telekomit të Kosovës të njoftojë publikun se kanë marrë masat në plotni dhe se brenda 30 ditëve numrat do të kthehen nën përdorimin e Valës", thekson me tutje Vetëvendosje.
Vetëvendosje kërkon që Autoriteti Rregullativ (ARKP), Bordi dhe zyrtarët përgjegjës, marrë parasysh ligjin dhe interesin publik të mos krijojnë asnjë pengesë.
"Opinionet a shpjegimet që dekurajojnë, relativizojnë, pengojnë, këtë proces tejet të rëndësishëm i shkojnë përshtat dëmtuesve të Telekomit", konsideron Vetëvendosje.
"Çdokush që e vonon këtë proces, apo e devijon, do të jetë padyshim, subjekt i proceseve të ardhshme gjyqësore, ku do të përllogariten dëmet e shkaktuara nga kontrata dhjetëvjeçare PTK-Dardafone. Në të cilën ish anëtarët e bordeve kanë të Rregullatorit kanë pasur rol tejet destruktiv."
"Numrat, pra, janë të Valës sepse abonentët që i kanë ata numra e shfrytëzojnë infrastrukturën e Valës, ndaj nuk mund te jenë të askujt tjetër përveçse të Valës."
"Telekomi i Kosovës duhet t’i kalojë edhe praktikisht nën administrimin e vet menjëherë e pa vonesë. Alibi procedurale dhe ligjore për pritje nuk ka", deklaron në fund Vetëvendosje.