28 Dhjetor 2024

Vetëvendosje kërkon kthimin në punë të dy punëtorëve të RTK-së

Prishtinë 26 mars - Lëvizja Vetëvendosje! reagon fuqishëm ndaj hakmarrjes që menaxhmenti i RTK-së ka nisur sot kundër sindikalistëve të këtij televizioni.

\"Ndëshkimi i punëtorëve për arsye të angazhimit sindikal është shkelje e rëndë e të drejtave të tyre.\"

\"Ky ndëshkim që menaxhmenti i RTK-së po u bën sindikalistëve që kanë kritikuar vazhdimisht keqmenaxhimin dhe kapjen partiake të këtij mediumi, është paraprirë tash e një kohë të gjatë me kërcënime dhe pengime të organizimit sindikal brenda RTK-së\", thekson Vetëvendosje.
 
Veprimet e tilla të menaxhmentit të RTK-së, që kanë për qëllim frikësimin dhe shtypjen e zërit kritik brenda këtij mediumi, janë të papranueshme.

Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje! kërkon me ngulm kthimin në punë të dy punëtorëve të përjashtuar si dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve të RTK-së, duke mos penguar aktivitetin e tyre sindikal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)