23 Dhjetor 2024

Vetëvendosje kërkon kthimin e fondeve të PTK-së të plaçkitura nga Z-mobile

Prishtinë, 26 korrik - Edhe katër ditë kanë mbetur nga kalimi i afatit për mosvazhdimin e kontratës mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, pra 30 korrik 2019. Ende nuk ka asnjë vendim nga bordi i Telekomit të Kosovës.

Kjo heshtje është tejet shqetësuese për katër ditë kaq vendimtare, ndërkohë që pas shtjellimit deri në detaje të kontratës së Telekomit me Z-Mobile në komisionin hetimor parlamentar nuk ka më asnjë dyshim mbi masë e dëmit të tij.

“Tanimë është e qartë se kemi të bëjmë me një kontratë ku Z-Mobile e ka të hapur derën të marrë sa të dojë nga Telekomi i Kosovës, ta shesë me çfarëdo çmimi që dëshiron dhe të japë 27% të atyre të hyrave, pa e pasur fare në konsideratë që kostoja e atyre shërbimeve mund të jetë shumë më e lartë”, tha deputeti Liburn Aliu.

Kjo kontratë sipas tij nuk duhet të vazhdohet me asnjë kusht, por menjëherë duhet të fillojnë procedurat për kthimin e fondeve të plaçkitura përmes saj.

“Deri të hënën, bordi i Telekomit të Kosovës duhet të marrë vendim për mosvazhdimin e kontratës, të njoftojë Z-mobile për këtë vendim si dhe të informojë opinionin për këtë vendim”, u shpreh Liburn Aliu.

Vala është dëmtuar së fundmi edhe moralisht me performancën e dobët që i kanë shkaktuar mbingarkesat abusivë të Z-Mobile.

Fatban Bunjaku gjatë konferencës tha se “kontrata e Telekomit me Z-Mobile, më e pashembullta që e ka njohur sektori i komunikimeve elektronike në botë, e ka dëmtuar Valën dhe e ka çrregulluar të gjithë tregun e Telefonisë mobile në vend”.

Nga raporti i paraqitur prej profesionistëve të Telekomit në Komisionin Hetimor Parlamentar, dëmi i drejtpërdrejtë që Z-Mobile i ka shkaktuar Telekomit llogaritet:

· 107 milionë euro humbje reale të deklaruara për Telekomin, ndërkohë që Z-Mobile ka pasur rreth 73 milionë euro të hyra bruto;

· Mbi 140 milionë euro llogariten të hyrat e munguara për Telekomin, si pasojë e kësaj kontrate;

· Humbjet financiare disa milionëshe për shkak të thirrjeve të humbura dhe largimit të konsumatorëve si pasojë e mbingarkesës së shkaktuar nga shërbimet pa limit të Z-Mobile;

Numrat e Z-Mobile janë evidentuar në krye të vjedhjes në ridrejtim të trafikut hyrës ndërkombëtar, që nga publiku njihet si: Afera “SIM-to-SIM”.

Vetë rendi publik rrezikohet të lëkundet nga kapja kriminale e sektorit të komunikimeve elektronike.

“Siguria shtetërore, policia, ushtria, AKI, shëndetësia, emergjencat civile, zjarrfikësit, agjensitë dhe grupet e agjensive për reagim në situata emergjente, e shumë instanca me rëndësi jetike, prej financave tek sistemi arsimor mbështeten në punën e Telekomit të Kosovës”, shpjegoi Drejtuesi i Komitetit Bunjaku.

Bordi dhe Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës nuk guxojnë të veprojnë në kundërshtim për interesin e ndërmarrjes që drejtojnë, me interesin publik dhe me në kundërshtim me sigurinë shtetërore. Kushdo që vepron në kundërshtim me sa më sipër, jo shumë vonë do të gjendet përgjegjes nga sistemi i drejtësisë.

Bordi i Telekomit, më së largu të hënën të njoftojë se kjo kontratë më nuk vazhdon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)