24 Dhjetor 2024

Vetëvendosje: "Gropat parazgjedhore" në Drenas

Prishtinë, 24 korrik - Lëvizja Vetëvendosje përmes një deklarate për media thekson se në prag zgjedhjesh fillon edhe shtrimi elektoral i rrugëve.

Sipas saj, gjithmonë para zgjedhjeve ndiqet e njejta procedure ajo që gjoja po punohet me diçka në mënyrë që të mashtrohen qytetarët për të marrë votat e tyre.

VV-ja përmend në komunikatën e saj komunën e Drenasit, ku kanë filluar punimet për të përmirësuar qarkullimin kur ka kthim të mërgimtarëve në atdhe.

"Është bërë tashmë e zakonshme që në prag të çdo palë zgjedhjesh, në të gjitha komunat fillohet kinse të punohet diçka. Sigurisht se nuk duan të punojnë seriozisht që ta përmirësojnë jetën e qytetarëve, por qëllimi është mashtrimi i radhës duke menduar se do t’u sillte vota partisë e cila e ka pushtetin në komunën e caktuar.

Këtë javë, në Drenas janë hapur gropa pothuajse në gjithë qytetin e të cilat nuk janë prekur që katër vite.

Zyrtarëve komunal u ka rënë ndërmend t’i rregullojnë kur ka shtim të makinave, kur kanë ardhur shumë bashkatdhetarë për pushime në vendlindje dhe kur pothuajse çdo ditë ka dasma. Madje një zyrtarë komunal që deshi të mbetej anonim na tha se: “Kjo që po bëhet në Drenas me hapje dhe mbyllje të gropave në rrugët e asfaltuara, ka për qëllim vjedhjen edhe të disa eurove të cilat do t’u shërbenin për shpenzime të fushatës elektorale për zgjedhjet e 3 nëntorit”.

Duhet vërtetë të jenë shumë injorant ata të cilët ende besojnë se populli mund të mashtrohet me mbushje të gropave vetëm atëherë kur ka zgjedhje.

Ata që kanë vendosur tani për të tilla “rregullime”, nuk është se po bëjnë diçka të re. Thjesht po tregohen ashtu siç edhe janë në të vërtetë. Të papërgjegjshëm, aspak serioz dhe të korruptuar. Pra, po tregohen se ishin këtu dhe vazhdojnë të jenë për interesa të tyre personale, partiake e klanore.

Në reagimet tona të mëhershme, përkitazi me keqqeverisjen sistematike në Drenas, kemi thënë se qytetarët duhet ta ndëshkojnë këtë qeverisje të papërgjegjshme dhe të korruptuar me të gjitha format e lejuara demokratike.

Tre nëntori është data kur jo vetëm në Drenas do të nisë e mbara. Kësisoj qytetarët për herë të parë do të jenë të mbrojtur e të barabartë në kuptimin e kujdesit institucional e shtetërorë, e jo siç janë sot të diskriminuar në baza partiake e politike. Të harruar krejtësisht" - thuhet ne deklaraten e VV-se.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)