22 Dhjetor 2024

Vetëndosje therret në interpelancë Kryeministrin Thaçi

Prishtinë, 1 qershor - Në bazë të nenit 65.9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenit 44, paragrafi 1, të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Vetëndosje!-s, thërret në interpelancë parlamentare,.Kryeministrin e  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me kontratën e qeverisë së Kosovës dhe konzorciumit Bechtel – Enka për autostradën Morinë - Merdarë.

Vetëndosje! kerkon nga kryeminstri Thaçi qe të informoi Kuvendin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, për kontratën e qeverisë së Kosovës dhe konzorciumit Bechtel – Enka për autostradën Morinë - Merdarë, rekomandimet e kompanisë këshilluese Eversheds në lidhje me këtë kontratë, dhe negociatat me konzorciumin.

Me 12 prill të vitit 2010, qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar kontratën me konzorciumin Bechtel-Enka për ta ndërtuar autostradën Merdarë – Morinë, me vlerë prej më shumë se 650 milion Euro. Kjo është kontrata më e madhe e nënshkruar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Kontrata e negociuar dhe e nënshkruar nga qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me Hashim Thaçin, nuk u publikua asnjëherë, përkundër kërkesave ligjore që një gjë e tillë të bëhet.

Neni 120 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës specifikon se “Shpenzimet Publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës”.

Kontrata u mbajt e fshehur nga qytetarët e Republikës së Kosovës nën pretekstin se kjo ishte një sekret biznesor. Kësisoji qeveria e Kosovës është kujdesur që më shumë t’i mbrojë interesat e konzorciumit Bechtel-Enka se sa të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kontrata sipas Vetëndosjes nuk është e mbrojtur nga Ligji mbi Klasifikimin e Dokumenteve, sepse nuk rrezikon sigurinë nacionale dhe nuk është e klasifikuar si e tillë nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës, gjë që kërkohet me ligj.

Kontrata po ashtu nuk është e klasifikuar si sekret biznesor bazuar në ligjin mbi Prokurimin Publik sepse edhe në atë rast do të duheshin të publikohen pjesët jo-sekrete të kontratës.

Lëvizja Vetëndosje! ka siguruar kopjet e kontratës finale, si dhe kopjet e një pjese të komunikimit të qeverisë së Kosovës me kompaninë këshilluese Eversheds. Analiza e Kontratës ka treguar se kjo kontratë është shumë e pafavorshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Pikërisht kjo është arsyeja pse kontrata nuk është publikuar ndonjëherë.

"Kontrata nuk ka një çmim fiks, në kohën kur Kosova sipas të gjitha analizave do të ballafaqohet me vështirësi fiskale. Çmimet që Republika e Kosovës i paguan për njësi janë shumë më të shtrenjta se çmimet e tregut në Kosovë. Përfitimet që janë prezantuar nga qeveria nëpër media për Republikën e Kosovës nuk figurojnë në kontratën e nënshkruar", thuhet në komunikaten e Vetëndosjes. 

Kompania e cila ishte kontraktuar nga qeveria për ta këshilluar rreth këtij projekti, Eversheds, kishte këshilluar qeverinë e Kosovës mos ta nënshkruajë kontratën nën arsyetimin se kjo kontratë është shumë e pafavorshme për Republikën e Kosovës.

Teksti i mocionit që propozohet për votim

Në bazë të nenit 44, paragrafi 4, pika (d), të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! fton deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë mocionin me rekomandimet në vijim:

Qeveria e Kosovës të publikojë menjëherë gjithë dokumentacionin në lidhje me autostradën Morinë-Merdarë, posaçërisht të gjitha rekomandimet dhe këshillat e kompanisë këshilluese, Eversheds, rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare financiare, si dhe procesverbalet e negociatave të qeverisë së Kosovës me konzorciumin Bechtel-Enka.

Kuvendi i Kosovës të angazhojë një grup ekspertësh për Vlerësimin dhe Rishikimin e Kontratës që do t’i jep rekomandimet e veta brenda 30 ditëve.  Komisionet përkatëse të mbajnë dëgjime publike me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të vlerësuar detajet e ndryshme të kontratës.

Në bazë të rekomandimeve të komisioneve dhe të grupit të ekspertëve, qeveria e Kosovës të kërkojë menjëherë rishikim të kontratës, në seksionet e mbetura të autostradës, posaçërisht në pjesët e kontratës që e dëmtojnë interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, siç janë çmimet për njësi, nën-kontraktimi i kompanive vendore, pagesat dhe të drejtat e punëtorëve të punësuar nga Bechtel-Enka etj. Për këtë rishikim, qeveria duhet të raportojë para Kuvendit në afat prej 90 ditësh nga aprovimi i këtij mocioni.

Për shkak të rrezikut fiskal që i kanoset Republikës së Kosovës, qeveria e Kosovës të raportojë çdo tre muaj para Kuvendit të Kosovës për shpenzimet dhe pagesat në lidhje me autostradën, si dhe të prezantojë plane për tre muajt e radhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)