29 Dhjetor 2024

Vetëm për paga të Bordit RTK ka shpenzuar 153 mijë euro

Prishtinë, 14 tetor - Sindikata e Pavarur e RTK-së i bën thirrje Komisionit Parlamentar për Media, që në ndryshimin e ligjit për RTK-në, të marrë parasysh vërjetjet e mëposhtme.

1. Sa i përket mënyrës se finacimit te Transmetuesit Publik,si zgjidhje përfundimtare  të jetë ajo e parapagimit nga qytetari. Mënyra e tanishme e financimit nga buxhetit i shtetit, edhe ashtu është  konsideruar si zgjidhje  kalimtare. 

Kjo mënyrë madje është kritikuar edhe në raportin e Progresit të BE-së ku thuhet se  “Transmetuesi publik RTK-ja mbetet i varur nga financimi shtetëror nga buxheti i Kosovës, i cili minon pavarësinë e saj editorial”.

2.Të ndryshohen kriteret e blerjes së  Produkteve të  jashtme Televizive, për shkak se në emër të përmbushjes së këtij obligimi ligjor  janë shkaktuar shpenzime të pakontrolluara, humbje të mëdha finaciare, dhe janë anashkaluar resurset e brendshme të RTK-së. Ekipi vlerësues për këto produkte televizive të jetë gjithpërfshirës dhe në  përbërje të tij  të ketë  përfaqësues jashtë RTK-së.

3. Organi mbikqyrës i RTK-së, Bordi i Drejtorëvë, të zvogëlohet nga njëmbëdhjetë anëtarë sa janë tani , në pesë anëtarë. Ky ndryshim të bëhet me qëllim të rritjes së efikasitetit në vendimarrje dhe zvogëlimit të shpenzimeve financiare.

Për pagat dhe meditjet e Bordit të vendos një mekanizëm tjetër, si psh Komisioni i Pavarur për Media, e jo vetë Bordi. 

Si pasojë e kësaj anomalie, shpenzimet e Bordit për paga dhe meditje, krahasuar me vitet paraprake janë rritur në mënyrë enorme. Psh në vitin 2008, për paga të Bordit janë shpenzuar 36 mijë euro, ndërsa në vitin 2015 kjo shifër ka arritur në 153 mijë euro.

4. Pagat e menaxhmentit të RTK-së të mos jenë të negociueshme, dhe vlera e tyre të mos jetë sa dhjetëfishi i pagës minimale në RTK, siç është tani.  Pagat e kontraktuara të menaxhmentit në vitin 2008 kane qenë 99 mijë euro, ndërsa 157 mijë euro gjatë vitit 2015, pa përfshire kabinetin e këshilltarëve të drejtorit gjeneral.

5. Të mos jetë i kushtëzuar me ligj  ekzistimi i postit të zv. drejtorit gjeneral. Marrë parasysh se RTK ka rreth dhjetë drejtorë të njësive, pesë kryeredaktorë dhe mbi dhjetë këshilltarë në kabinetin e drejtorit gjeneral, ky post është krejtësisht i panevojshëm. Me heqjen e këtij posti, RTK do t’i zvogëlonte shpenzimet për rreth 40 mijë euro ne vit, sa janë shpenzimet aktualë për pagat e dy zv. drejtorëve gjeneral.

6. Në rast të mosvotimit të raportit vjetor  të punës nga Kuvendi, të  shkarkohet Bordi i RTK-së.

Ky ndryshim ligji do të duhej të jetë objekt i një debati të gjerë publik, ku do të ishin prezent edhe përfaqësuesit e Sindikatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)