26 Dhjetor 2024

Vështersohen kërkimet për avionin e zhdukur malajzian

Canberra, 16 prill - Kërkimet për avionin e zhdukur malajzianë janë komplikuar edhe më tej sot, pasi zona e kërkimit në jug të Oqeanit Indian ishte shumë e thellë për nëndetësen e vogël robotike.

Zyrtarët australian thanë sot se nëndetësja robotike Bluefin-21 \"tejkaloi kufirin e saj të thellësisë operative prej 4 mijë e 500 metrash dhe sistemi i saj i sigurisë e detyroi atë të kthehej në sipërfaqe\", pas një misioni të shkurtër gjashtë-orësh.

Qendra e Koordinimit të Përbashkët të Agjencive tha se autoritetet tani po nxjerrin dhe po analizojnë të dhënat e mbledhura nga pajisja nënujore, dhe pritet të rivendosin në funksionim atë në qoftë se përmirësohet moti sot më vonë.

Nëndetësja u aktivizua dje, gati një javë pasi u dëgjuan sinjalet e fundit  që besohet të jenë nga kutitë e zeza të avionit të zhdukur.

Kutitë e zeza të avionit lëshojnë sinjale për të lehtësuar gjetjen e tyre, por bateritë e tyre mund të operojnë vetëm për rreth një muaj. Tashmë kanë kaluar gati 40 ditë që nga zhdukja e avionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)