07 Maj 2024

Veprat e Adem Kastratit në pullën e re postare

Prishtinë, 25 shtator - Për nder të krijimtarisë së artistit të madh, Adem Kastrati, Filatelia e Postës së Kosovës ka zgjedhur tri vepra të tij artistike për pullën e re postare që lëshohet në qarkullim të enjten, më 26 shtator.

Në veprat e Adem Kastratit dominojnë motivet e familjes të cilat me një ndjeshmëri të rrallë i inkorporon në paraqitjen e fshatit, tokës, kafshëve e sidomos te kujdesi i nënës ndaj fëmijëve .

Me plotë të drejt mund të themi se krijimet artistike të Kastratit u ngjajnë edhe kronikave socio-historike, që përmes mjeshtërisë së ngjyrosjes dhe ekspresivitetit artistik, shquhen me objektivitet e impresione.

Adem Kastrati  gjithashtu  spikatet si mbledhës, shënues dhe botues i folklorit e etnografisë, si bashkëpunëtor i devotshëm i Institutit  Albanologjik. Është autor i dhjetëra dramave e tregimeve, artikujve publicistikë, që shumicën e tyre i nënshkruante me pseudonimin R. Kosova.

Vlera e pikturave dhe e mendimit të tij shkencor është e pavdekshme dhe frymëzuese dhe sot e kësaj dite, është e paarritshme në artin shqiptar të këtushëm, emblemë kulturore e brezave krijues.

Adem Kastrati u lind ne vitin 1933 në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)