25 Dhjetor 2024

Vëllimi i dërgesave ekspres në Kinë zë vendin e dytë në botë

Pekin, 7 janar - Vëllimi i dërgesave ekspres vjet në Kinë u rendit i dyti në botë pas Shteteve të Bashkuara, me 9.2 miliard të tilla, njoftoi të hënën Zyra Shtetërore e Postave. Kjo shifër është 60 për qind më e madhe se ajo e vitit 2012.

Ndërkohë, vitin e kaluar të ardhurat nga dërgesat ekspres arritën në 143 miliardë juanë (23 miliardë dollarë amerikanë), me një rritje vjetore 36 për qind.

Ma Junsheng, kreu i Zyrës Shtetërore të Postave, tha se institucioni që ai drejton do të promovojë konkurrencën dhe aftësitë e këtij sektori për të arritur zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimit të dërgesave ekspres.

Sipas analistëve, rritja ka ardhur nga zhvillimi i tregtisë në internet, që tashmë nuk është më një privilegj vetëm për banorët e qytetit.

Kina ka numrin më të madh të përdoruesve të internetit, që arrinin në 564 milionë në fund të vitit 2012. Rreth 200 milionë prej tyre blejnë rregullisht mallra nga dyqanet në internet, çka ka sjellë edhe rritjen e kërkesës për shërbime dërgimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)