Vdes një person në aksident trafiku
Prishtinë, 19 qershor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:40. në magjistralen Prishtinë Podujevë, saktësisht në fshatin Shtedim, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja vdekjeprurëse, ku ka humbur jetën një person (këmbësor - mashkull 11 vjeç).
Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Golf 4 me targa të Republikës së Kosovës dhe një këmbësor.
Si pasoj e këtij aksidenti lëndime të rënda vdekjeprurëse kishte pësuar këmbësori, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF Podujevë.
Aktualisht hetuesit rajonal të trafikut po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.
Ngasësi i automjetit I.E. (mashkull 22 vjeç) është arrestuar nga policia dhe po mbahet në Qendrën Rajonale të Ndalimit në Prishtinë, përderisa trupi viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.