Vazhdon rregullimi i rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit
Rahovec, 9 prill - Komuna e Rahovecit ka njoftuar se përmes projektit për “Rregullimin e rrugëve fushore në Komunën e Rahovecit”, janë duke vazhduar punimet për rregullimin-shtruarjen me zhavorr të disa rrugëve fushore në Rahovec.
Aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në Dejn, Dobidol, Vrajakë, Zoqisht, Hoçë e Vogël.