21 Prill 2025

Vazhdon ndërtimi i aeroportit të 2-të në det në Turqi

Ankara, 30 shtator - Në Turqi janë përshpejtuar punimet për aeroportin e dytë që do të ndërtohet mbi det.

Kanë përfunduar punimet e sondimit për aeroportin që do të ngrihet në bregun e detit që ndodhet ndërmjet qytezave Çayeli dhe Pazar të prefekturës Rize.

Për pjesën e aeroportit që do të mbushet detin do të përdoren 100 milionë material guri.

Për këtë projekt gjigand në det do të mbushet një sipërfaqe prej 266 hektarësh.

Aeroporti do të ketë një kapacitet vjetor 900 mijë udhëtarë dhe do të kushtojë 520 milionë lira turke (170 milionë dollarë).

Aeroporti i ri do ti afrojë edhe më shumë për vizitorët parajsat e fshehura të Detit të Zi.

Drejtuesit e sektorit të turizmit presin me padurim hedhjen e themeleve të aeroportit, i cili do të jetë 34 km larg nga qendra e qytetit Rize dhe 123 km larg nga Artivini

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)