Vazhdon monopoli në homologimin e veturave të importuara
Prishtinë, 3 maj - Instituti GAP organizon konferencën për media lidhur me monopolin në homologimin e veturave të importuara.
Çfarë shkeljesh kushtetuese dhe ligjore paraqet kontrata ekskluzive dhjetëvjeçare për homologimin e veturave të importuara? Sa kanë humbur qytetarët e Kosovës si pasojë e këtij monopoli? Cilat janë praktikat e vendeve të rajonit dhe të BE-së mbi homologimin? A po e zbaton Ministria e Infrastrukturës vendimin e qeverisë për eliminimin e veprimtarive që kufizojnë konkurrencën e lirë? Cili precedent mund të shërbejë për ndërprerjen e këtij monopoli?
Këtyre pyetjeve GAP do ti jap përgjigje në konferencën për media, në të cilën GAP do të prezantojë një analizë të shkurtër mbi praktikat e homologimit të veturave të importuara.
Kjo analizë e Institutit GAP vjen si vazhdimësi e analizës së më hershme mbi politikat qeveritare rreth importit, regjistrimit dhe kontrollit teknik të veturave.