04 Janar 2025

Vazhdon greva në Lufthansa

Frankfurt, 11 nëntor - Greva e filluar nga personeli i ekuipazhit të kabinës, që punon për kompaninë e Lufthansës, me kërkesën për përmirësimin e pensioneve ka hyrë në ditën e katërt.

Për shkak të grevës janë anuluar 929 fluturime dhe prej kësaj janë prekur 113 mijë pasagjerë.

Në aeroporte vihet re një rrëmujë e madhe, ndërkohë që po shtohen reagimet ndaj anulimit të ndërkombëtare.

Aeroportet më të rëndësishme në transportin ajror të vendit, ato të Mynihut, Frankfurtit dhe Duseldorfit po përjetojnë një kaos total për shkak të grevës, e cila ka paralizuar trafikun ajror ndërkombëtar.

Sindikata e personelit të ekuipazhit të Lufthansës kërkon plotësimin e kërkesave dhe dha sinjalin se greva mund të zgjasë deri të premten, 13 nëntor.

Sindikata kërkon përmbushjen e kërkesave të saj për përmirësimin e pagave dhe të pensioneve për 19 mijë punonjësit e kompanisë.

Kurse drejtuesit e Lufthansës kanë bërë të ditur se nuk kanë ndodhur ndryshime në fluturimet që realizojnë në bashkëpunim me kompanitë e tjera ajrore.

Autoritetet e kompanisë pohojnë se janë të gatshëm për bisedime të reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)