Vazhdon greva e punëtorëve të metrosë, trafiku i Londrës në kaos
Londër, 30 prill - Në Londër vazhdon edhe sot greva e punëtorëve të metrosë, e cila ka nisur të hënën në mbrëmje.
Trafiku i Londrës është në kaos, njoftojnë agjencitë.
Sipas tyre, në qarkullim janë vënë linja shtesë të autobusëve, për tiu shërbyer rreth 4 milionë pasagjerëve, që udhëtojnë çdo ditë me trenat nëntokësorë.
Greva kundër shuarjes së 960 vendeve të punës në shitjen e biletave të udhëtarëve ka nisur pas dështimit të bisedimeve midis autoriteteve dhe sindikatës RMT.
BBC thotë se greva pritet të përfundojë të enjten në mëngjes, ndërsa e ardhshmja është planifikuar për 5 maj.