Vazhdon aksioni policor për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve
Aksioni për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe këmbësoreve në rrugët primare në kryeqytet, gjatë kësaj jave është duke u realizuar në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
Aksioni sipas policisë kryesisht është përqendruar në rrugët kryesore në qendër të qytetit.
Ndërsa ditëve të ardhshme pritet që aktivitetet policore të intensifikohen edhe në pjesë tjera të qytetit, meqenëse po vlerësohet e nevojshme si nga ana e qytetarëve, po ashtu nga vet policia si edhe nga institucionet komunale.
Policia e Kosovës, kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor, me theks të veçantë kërkon që drejtuesit e automjeteve, veturat e tyre të mos i parkojnë në vende të ndaluara.