23 Dhjetor 2024

Vazhdojnë problemet nga greva në aeroportin e Frankfurtit

Frankfurt, 18 shkurt - Pasagjerët që përdorin aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, një nga më të ngarkuarit në botë, mund të presin ditën e dytë të anulimeve të fluturimeve për shkak të një greve.

Sot pasagjerët i priti një rradhë e gjatë kontrolli dhe njoftimet e anulimeve.

Shoqëria ajrore më e madhe në Gjermani, Lufthansa, thotë se anuloi 300 fluturime sot duke bllokuara mijëra pasagjerë veçanërisht ata në fluturime brenda vendit.

Autoritetet presin që më shumë se gjysma e 1000 fluturimeve që ulet dhe ngrihen nga aeroporti i Frankfurtit mund të ndikohen nga vazhdimi i grevës sot.

Operatori i aeroportit njoftohet se ka ndihmë të mjaftueshme për të përballuar gjysmën e fluturimeve sot.

Greva është pjesë e një greve më të madhe të punëtorëve të sektorit publik në mbarë Gjermaninë.

Sindikatat dhe punëdhënësit vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për përqindjen e rritjes së pagave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)