Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare dhe tek Dheu i bardhë
Prishtinë, 25 gusht - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve të pranuara sot nga dy pikë-kalimet kufitare Merdare dhe Dheu i bardhë vazhdojnë pritjet e gjata dhe kolonat në dalje nga Republika e Kosovës për në Serbi.
Në Merdare kolona është e gjatë diku rreth (1) kilometër dhe pritjet për ne dalje zgjasin diku nga 2-3 orë, po ashtu edhe tek pikë-kalimi kufitar Dheu i bardhë pritjet zgjasin me nga 2- 4 orë.
Situata në dy pikë-kalimet kufitare kohë pas kohe po ndryshon varësisht prej frekuentimit të automjeteve dhe punës së autoriteteve policore serbe.
Në pikë-kalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata.