25 Dhjetor 2024

Vazhdojnë përgatitjet për Kodin e ri telefonik të Kosovës

Prishtinë, 19 shkurt - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka zhvilluar sot një vizitë pune në Principatën e Monakos, ku është takuar me Marie Pierre Gramaglia – ministre për Zhvillim Urban në Qeverinë e Monakos, Robert Colle – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Monakos dhe Richard Milanesio – këshilltar i Princit të Monakos.

Në këtë takim është biseduar për rrjedhat dhe procesin e marrjes se kodit të ri telefonik nga ana e Republikës së Kosovës. Me këtë rast ministri Ismajli njohu ministren Gramaglia me rrjedhat e përgjithshme ekonomike në Kosovë me theks të posaçëm në fushën e telekomunikacionit.

Në këtë drejtim, kreu i MZHE-së mori mbështetjen e fuqishme nga ana e ministres Gramaglia e cila në mes tjerash konfirmoi gatishmërinë e saj dhe të Qeverisë së Monakos për mbështetje në marrjen e kodit të ri telefonik për Kosovën.

Gramalia tha se Qeveria e Monakos është skajshmërisht e interesuar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën, ndërkohë që theksoi gatishmërinë e vendit të saj për të mbështetur pa rezervë në kalimin në kod shtetëror telefonik te Republikës Kosovës.

Mbështetja e Qeverisë së Monakos është mjaft e rëndësishme për faktin se kodet e Monakos përdoren prej Operatorit Mobil VALA prej fillimit të operimeve e deri më sot.

Po ashtu, ministri Ismajli takoi anëtarin e Bordit të Monaco Teleco, Denis Martin, Drejtorin Ekzekutiv, Martin Peronnet dhe manaxhmentin e Monaco Telecom, te cilet bashke me menaxhmentin e PTK-së bënë një prezantim të mbështetjes teknike për PTK-në dhe për përgatitjet teknike për implementimin dhe migrimin në kodin e ri telefonik të Kosovës.

Në takim  u diskutuan edhe çështje tjera dhe mundësitë e bashkëpunimit në ekonomi dhe po ashtu investime të mundshme nga ana e investitorëve nga Monako.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)