06 Janar 2025

ValaTV, të drejtat për transmetim të Kupës së Spanjës

Prishtinë, 27 janar -  Drejtori i Vala-s, Agron Mustafa, ka deklaruar se Pakoja Televizive e Telekomit të Kosovës, të cilin e VALA e riemërtuar ‘ValaTV’, ashtu siq është njoftuar më herët, është vazhdimisht duke u plotësuar dhe fuqizuar me kanale dhe programe të reja.

\"E reja më e fundit është se ValaTV, tashmë ka të drejtat për transmetim të Kupës së Spanjës (Copa del Rey). Sonte ju mund të ndiqni dy derbi ndeshje\", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Sipas tij në Sport 1 HD do të transmetohet Barcelona - Athletic Bilbao, Ora: 21:30 ndërsa në Sport 2 HD Atletico Madrid - Celta Vigo, - Ora: 20:30.

Tifozëve i\'u orojmë shikim të këndshëm dhe fitore të ekipeve të tyre.
ValaTV, pako e cila përmban gati 100 kanale, ditëve të ardhshmë do ofrojë edhe befasi të tjera për abonuesit e vet, dhe nuk do të ndalet vetëm në më të rejat sportive.

Rritja e cilësisë programore dhe sasiore, ka dhënë edhe rezultatet e para. Ne para disa ditësh i\'u njofttuam se në më pak se 40 ditë, kemi mbbi 2 mijë abonentë të rinj. Një numër që është duke u rritur vazhdimisht.

ValaTV mund te blihet në treg si e vecantë, ose në formën e pakos 4n’1. Ne tashmë kemi testuar me sukses dhe Departamenti i shitjes është duke i bërë pregaditejt e fundit për të dalë fuqishëm para konsumatorëve.

\"Me cmimin më të mirë në treg iu do te merrni ValaTV, Vala Internet, Vala Fiks dhe Vala Mobile. Asgjë më shumë nuk do i duhet një familje. Telekomi i Kosovës do të jetë i mjaftueshëm për secilin abonentë, për shkak se kemi studiuar kërkesat dhe prirjet botërore mbi zhvillimet në këtë sektor\", ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)