Vala vazhdon të mos lëshojë kuponë fiskalë
Prishtinë, 16 shtator - Operatori publik i telefonisë mobile Vala edhe më tutje vazhdon të mos lëshojë kuponë fiskalë për shërbimet, që qytetarët kryejnë në këtë kompani.
Mirëpo, përveç kësaj një numër i pikave të kësaj kompanie edhe më tutje janë duke funksionuar pa arka fiskale.
Në nëntor të vitit të kaluar Vala, kishte fiskalizuar rreth 400 sportele të shitjes në të gjithë territorin e Kosovës.
/Zëri/