21 Prill 2025

Vala thyen të gjitha rekordet

Prizren, 21 gusht - Gazeta kroate poslovni.hr ka shkruar për operatorin publik Vala. Sipas kësaj gazete suksesi i operatorit mobil \"VALA\" thyen të gjitha të rekordet në Kosovë. Operatori mobil \"VALA\" si opsion primar ka një zgjedhje e vlefshme që kujdeset për konsumatorët ekzistues në Kosovë.

Gjatë vitit 2015 \"VALA\" ka vazhduar të punojë në rritjen dhe përfshirjen e klientëve të rinj dhe të rrisë pjesën e tregut, me theks të veçantë në rritjen e kënaqësisë së klientëve ekzistues. “Unë mendoj se ne jemi shumë të suksesshëm në pozicionimin e shërbimeve tona. Përdoruesit \"VALA\" e shohin punën tonë si një shërbim cilësor, ku Ne si operatorë me pozicion në mes të lojtarëve të barabarta në këtë fushë, karakterizohemi si një alternativë e vlefshme e përzgjedhjes”, ka deklaruar menaxheri rajonal në Prizren Munip Gashi.

Në terren kryhen një sërë aktivitetesh në zbatimin dhe angazhim proaktiv të shërbimeve tona. Me këto veprime, nga konsumatorët tanë jemi vlerësuar si më të mirët – vetëm e vetëm me përkushtim. Edhe pse ne kemi arritur tashmë një sukses të madh, ne dëshirojmë që ta ngrisim këtë sukses në një nivel më të lartë”, ka theksuar ai. Operatori Mobile \"Vala\" me shërbimet e saj është transparent dhe i sinqertë e me vlerë të lartë. Njëkohësisht, krah për krah udhëton me përdoruesin.

Sipas tij \"VALA\" ka shërbimin më të mira të këtij lloji (3/4G) në tërë Kosovën. “Operatori është i frymëzuar nga vlerat e konfirmuara edhe nga vet përdoruesit tanë”, ka theksuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)